Një persom me inicialet I. R. është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje raporton “Gazeta e Prizrenit“
Referuar njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Ymer Shala”.
“Me datën 27.11.2024, rreth orës 23:00 Është pranuar një informatë se ne rrugën “Ymer SHALA” ne Prizren, kishte një kanosje me armë, patrulla i është pergjigjur rastit dhe në vendngjarje është hasur i dyshuari A.R (viti i lindjes 1985), mashkull kosovar shqiptar). I dyshuari është arrestuar dhe e sjellur ne stacion policor Prizren. Në lidhe me këtë rast hetuesit policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është sekuestruar në cilësinë e provave materiale arma AK 47 me nr. serik 11059792. pa karikator”, njofton Policia.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.