Valëza Oruqi e përfundon misionin e saj si zëvendësshefe në ambasadën në Berlin

- Bota Sot

Valëza Oruqi e përfundon misionin e saj si zëvendësshefe në ambasadën në Berlin

Zëvendësshefja e misionit të Kosovës në Berlin, Valëza Oruqi, e ka përfunduar punën e saj katër-vjeçare në këtë mision.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori Faruk Ajeti, i cili e vlerësoi Oruqin për “kontribut të jashtëzakonshëm në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në përfaqësimin me dinjitet të shtetit tonë”.

Me përkushtim dhe profesionalizmin, Valëza mbetet një shembull i shkëlqyer i një diplomate të angazhuar dhe një kolege e jashtëzakonshme. Pas New Yorkut dhe Brukselit, Berlini ishte stacioni i tretë diplomatik e cila me eksperiencën e saj ka ndihmuar në avancimin e agjendës sonë diplomatike në Gjermani dhe në Danimarkë”.

“Ndërsa, Valëza përfundon këtë kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e saj. Kënaqësi që ishe pjesë e ekipit tonë e të faleminderit për shërbimin”, potencoi Ajeti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot