Tentim vrasja në Ferizaj – Policia i shpallë në kërkim dy të dyshuarit

- Bota Sot

Tentim vrasja në Ferizaj – Policia i shpallë në kërkim dy të dyshuarit

Para dy ditësh pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person në fshatin Greme të Ferizajt.

Viktima, është Bujar Berisha, 37 vjeçar.

Si shkak i plagëve të marra ai është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, sot Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Brikend Zogaj dhe Blenard Zogaj, ku ka kërkuar nga qytetarët që në rast i shohin të dyshuarit ta lajmërojnë menjëherë Policinë.

Sipas Policisë të dyshuarit deri më tani nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.



Lexoni të gjitha në Bota Sot