Gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.
Të shtunën vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të dielën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.