Petkoviq dhe Lista serbe reagojnë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri

- Bota Sot

Petkoviq dhe Lista serbe reagojnë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri

Pas aksionit të djeshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës në katër komunat veriore, që ka rezultuar me mbylljen e institucioneve paralele që kanë vazhduar të funksionojnë, ka reaguar Lista Serbe dhe kreu i ekipit negociator serb, Petar Petkoviq.

Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, në një konferencë për media ka thënë se “ndërhyrja në institucionet e Republikës së Serbisë ka treguar se Albin Kurti nuk i do ato, as Asociacionin e Komunave Serbe, as serbët në Kosovë, veçanërisht në veri”, shkruan KO.

Ka reaguar edhe Petar Petkovic, duke thënë se ajo që ka ndodhur në katër komunat në Veri “do të ketë pasoja të gjera për normalizimin e raporteve

“Kaosi që u krye nga Albin Kurti në të katër komunat në veri të Kosovës do të ketë pasoja të gjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është llogaritur me qëllim që të shkaktojë konflikt në veri të Kosovës dhe një përshkallëzim të ri të situatës”, ka thënë Petkoviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot