Një zyrtar policor në Policinë Kufitare është suspenduar nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ndaj policit tashmë është urdhëruar masa e suspendimit, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ndaj tij, brenda afatit ligjor do të ndërmërren veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.