Në Mamushë rrëmbehet një 31-vjeçar për borxh: E grushtuan dhe e sulmuan me bisht lopate

- Gazeta e Prizrenit

Në Mamushë rrëmbehet një 31-vjeçar për borxh: E grushtuan dhe e sulmuan me bisht lopate

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente dhe kanë eskaluar në sulme e kërcënime serioze – madje edhe në rrëmbim. Një incident i tillë dhe mjaft i rëndë ndodhi edhe pasditen e djeshme në Mamushë, ku një person u rrëmbye dhe u sulmua fizikisht nga dy të tjerë për shkak të një borxhi financiar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur të shtunën pasdite dhe Policia tashmë ka arritur t’i prangos dy personat e dyshuar për rrëmbimin e 31-vjeçarit.

Burimet e Sinjalit nga prokuroria kanë bërë me dije se viktima ishte duke udhëtuar me një shok nëpër Mamushë kur dy të dyshuarit e ndoqën nga pas me një furgon Mercedes Vito.

Pasi arritën ta ndalojnë viktimën pranë fshatit Nëpërbisht, të dyshuarit e nxorën me forcë nga makina dhe filluan ta godasin me grushte.

Viktima u dërgua në oborrin e shtëpisë së të dyshuarve, ku u sulmua përsëri, përfshirë me një bisht të thyer lopate, duke pësuar lëndime në krahun e majtë dhe shpinë.

Siç mëson tutje Sinjali, ishte babai i të dyshuarve që ndërhyri për të ndaluar sulmin dhe më pas e dërgoi viktimën në shtëpinë e tij.

32-vjeçari më vonë njoftoi Policinë, e cila e dërgoi atë në QKMF Mamushë për ndihmë mjekësore dhe më pas, për trajtim të mëtejshëm, u transportua nga familjarët në Spitalin e Prizrenit.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi financiar midis viktimës dhe të dyshuarve, thonë tutje të njëjtat burime.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe i ka shoqëruar në stacionin policor.

Pasi është kontaktuar prokurorja kujdestare, të dyshuarit u dërguan në mbajtje për 48 orë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit