Politikani serb: Regjimi i Vuçiqit i mashtroi dhe i braktisi serbët në Kosovë

- Bota Sot

Politikani serb: Regjimi i Vuçiqit i mashtroi dhe i braktisi serbët në Kosovë

Deputeti dhe kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (NDSS) Millosh Jovanoviq tha sot se regjimi i Aleksandër Vuçiqit mashtroi dhe braktisi popullin serb në Kosovë

Në një intervistë për agjencinë Beta, Jovanoviq tha se pozita e serbëve në Kosovë është tmerrësisht e vështirë.

“Nuk është e lehtë të mbijetosh në një mjedis armiqësor, edhe kur shteti të qëndron pas, e lëre më kur shteti në thelb të mashtron dhe të braktis, siç bëri regjimi i Aleksandër Vuçiqit me popullin serb në krahinën tonë jugore. pse pozita e bashkatdhetarëve tanë sot është tmerrësisht e vështirë dhe prandaj është e rëndësishme që urgjentisht dhe rrënjësisht të ndryshohet politika e Kosovës”, theksoi ai.

I pyetur nëse dhe në çfarë mënyre Beogradi zyrtar i ka dështuar serbët në Kosovë, Jovanoviq ka thënë se i ka gënjyer brutalisht dhe i ka mashtruar në çdo gjë.

“Qeveria i mashtroi në mënyrën më perfide të mundshme. Mënyra djallëzore. Nga pesëshja e famshme në zero për ne, tek ajo gënjeshtra pa sy e Aleksandër Vuçiqit ‘KM – mbetet’ (targat e regjistrimit), gjithçka ishte mashtrimi më vulgar”



Lexoni të gjitha në Bota Sot