Arsimtari 60 vjeçar në Kaçanik dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën, kërkohet paraburgimi i tij

- Bota Sot

Arsimtari 60 vjeçar në Kaçanik dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën, kërkohet paraburgimi i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur me 28 korrik në një fshat të Kaçanikut. Arsimtari, 60 vjeçar po dyshohet se e dhunoi seksualisht të miturën, 16 vjeçare, brenda hapësirave të shkollës. I dyshuari ka arritur të arrestohet gjatë ditës së djeshme.

Për rastin Gazeta ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit na kanë konfirmuar se ndaj të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit nën dyshimin e veprës penale “sulm seksual”.

 “Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar përgjigje, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, respektivisht prokurori kujdestar për të mitur ka paraqitur Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Sulmi seksual”,  ndërkaq pritet që brenda afateve ligjore të mbahet edhe seanca dëgjimore pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku do të vendoset lidhur me kërkesën e prokurorit të shtetit”, ka thënë Verona Kadriu, zyrtare e lartë për bashkëpunim profesional.

Burimet kanë bërë me dije se arsimtari që po dyshohet për pedofili fillimisht e kishte puthur e prekur vajzën gjatë kohës sa ajo po bënte prova brenda klasës.

Pas kësaj e mitura është larguar nga klasa dhe e ka denoncuar rastin në polici.

Arrestimi i tij është konfirmuar nga Policia përmes raportit 24 orësh.

“Kaçanik / 28.08.2024 – 09:30. Lidhur me rastin, më 01.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot