Ish-diplomati serb: Kurti ka mbështetje për politikën që zbaton

- Bota Sot

Ish-diplomati serb: Kurti ka mbështetje për politikën që zbaton

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq ka deklaruar për televizionin publik serb, RTS se “në qetësimin e situatës në Kosovë mund të ndikojnë qendrat e pushtetit që janë të vetmet me mekanizma për të vepruar ndaj pushtetit të Kosovës”.

“Mungesa e masave konfirmon tezën se ata mbështesin këtë lloj politike dhe se nëse nuk merren masa konkrete, mendoj se kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm, pra se po shkojmë në një situatë që është e vështirë të kontrollohet dhe që pastaj do të jetë vështirë të kthehemi në një gjendje normale dhe dialogu të ripërtërihet”, ka kërcënuar Millivojeviq.

Ai ka pretenduar se deeskalimi nuk është i mundur pa dialog dhe se mungesa e masave do të thotë se Albin Kurti ka mbështetje për politikën që zbaton.

“Politika e Kurtit tashmë është në vazhdim dhe kjo është vetëm një nga një sërë masash në përpjekje për të larguar shtetin serb dhe “popullin serb” nga Kosova”, ka thënë Millivojeviq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot