Punimet në rrugën “Boro Stankovic” në lagjën e Boshnjakëve në veri janë dukë vazhduar.
Kjo, është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës Veriore në rrjetin social Facebook.
Në njoftim thuhet se kjo rrugë do të lehtësojë jetën e banorëve të kësaj pjesë, derisa sot për vizitë në vendpunimet e kësaj rrugë kanë dalë edhe zyrtarë të komunës.
Ata janë shprehur të kënaqur me punën që është duke u bërë në këtë rrugë.
Njoftimi i plotë:
Kanë vazhduar punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Lagjën e Boshnjakëve, rruga e cila do të lehtësojë jetën e banorëve të kësaj pjese dhe të të gjithë qytetarëve në përgjithësi.
Sot, zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës Veriore, kanë dalë në vizitë në vendpunimet e rrugës dhe janë shprehur të kënaqur me të gjithë punën që po bëhet.
Siç është parë në terren kompania përgjegjëse për ekzekutimin e punimeve tashmë ka sjellë pajisjet dhe materialet e nevojshme për këtë fazë, siq janë kamionët, eskavatorët, tubat, pusetat, rëra, të cilat janë vënë në funksion menjëherë.
Momentalisht janë duke u gërryer kanalet dhe duke u futur tubat dhe pusetat.