Të martën në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen Aktash të Prishtinës ka ndodhur një gjuajtje me armë, ndërsa sipas ankuesit i dyshuari për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdor armë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në ora 14:19.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë / 03.09.2024 – 14:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari ndodhet në arrati, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Ndryshe, edhe ditë më parë ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve në këtë lagje, ku si pasojë një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.