Gazetari Andi Llabuti ishte këtë të martë i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratën e bërë nga aktori i Kosovës Osman Azemi, i cili në një emision ka thënë se shqiptarët kanë xhelozi për Kosovën, pasi si shtet ka prodhuar më shumë artist.
Gazetari Llabuti tha se Osman Azemi duhet të kërkojë për rrënjët e veta, pasi ai nuk mund të quhet shqiptar sa kohë që sipas gazetarit ai ka mohuar “gjakun e tij”.
“Osman Azemi duhet të bëjë një kërkim atje ku është se me të vërtet e ka emrin Osman Azemi apo e ka Osman Azemoviç, sepse të mohoj kosovarët, unë këtë nuk e quaj dot shqiptar apo kosovarë.
Ky po mohon gjakun e tij.
Ne e dimë që jemi një gjak, një komb “,-tha Llabuti.