Janjiq për zhvillimet në veri: Po rrumbullakoset Marrëveshja e Ohrit, Banjska rrumbullakosi pozicionin e Serbisë dhe serbëve

- Bota Sot

Janjiq për zhvillimet në veri: Po rrumbullakoset Marrëveshja e Ohrit, Banjska rrumbullakosi pozicionin e Serbisë dhe serbëve

“Ajo që po ndodh tani në Kosovë është definim i Marrëveshjes së Ohrit. Është imponimi i normalitetit dhe “dashuria e detyruar” nuk mund të jetë kurrë e këndshme. Para së gjithash, nuk është e këndshme për serbët në veri të Kosovës dhe nuk mund të jetë e këndshme për askënd në Serbi që kujdeset për demokracinë dhe njëfarë respekti themelor për vlerat”, tha  kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq për gazetën serbe “Danas”.

Kjo, thotë ai, është diçka që komuniteti serb e percepton si “një poshtërim, si humbje dhe për këtë arsye në Serbi lindin zhgënjime të thella, të cilat e pengojnë vendin të largohet nga epoka e Millosheviqit dhe që çon në realizimin e ëndrrës së [Dobrica] Qosiqit për Serbinë si pashallëk beogradas”.

Po ashtu, Janjiq thotë se “aksioni në Banjskë” në fakt varrosi pozicionet e Beogradit dhe serbëve në Kosovë.

“Nuk mund t’i shpëtoj përshtypjes se aksioni në Banjskë ishte një aksion i përgjuar në të cilin keni elementë terroristë, që do të thotë se ka qenë i organizuar. Ka edhe sulm ndaj NATO-s në Zveçan dhe gjëra të tjera. E gjithë kjo e solli krizën në pikën e vlimit të sigurisë, gjë që është tragjike, por edhe e mirë, sepse nuk mund të gënjehej më se nuk kishte njësi paraushtarake, terroriste dhe doli se kishte fundamentalistë islamikë. Ka ardhur koha e maturimit. Ajo krizë u soll deri në atë pikë sa Serbia duhej të tërhiqej”, thotë Janjiq.

Janjiq gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e njeh Kosovën sepse po ta dinte, “nuk do të kishte ndodhur kurrë ideja e çmendur që serbët të largoheshin nga institucionet e Kosovës”.

“Që në momentin kur serbët u larguan nga institucionet ishte e qartë se askush nuk do t’i mbushte ato institucione, përveç Kurtit dhe sa shumë i nevojitej në marrëveshje me grupin e QUINT-it”, thotë Janjiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot