Ky është i dyshuari kryesor për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

- Bota Sot

Ky është i dyshuari kryesor për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

Pas më shumë se një jave, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit tjetër, i cili është përfshirë në plagosjen që ndodhi në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë. I dyshuari ka dorëzuar edhe armën që është përdorur në rast dhe ndaj tij tashmë është lëshuar urdhër për ndalim.

I dyshuari kryesor që u dërgua sot në mbajtje është Shpend Azemi, djali i të dyshuarit tjetër Sokol Azemit.

Ata po dyshohen për rastin e 27 gushtit, ku viktimë ishte Ekrem Bulliqi, i cili u plagos me armë zjarri.

Lajmin për ndalimin e Azemit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast. Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot