Të premten është paralajmëruar bllokimi i pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovës, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serb”.
Kjo organizatë i ka bërë thirrje qytetarëve serbë t’iu përgjigjen ftesës pozitivisht për të protestuar të premten në ora 18:00, e cila sipas tyre do të vazhdoj deri në largimin e njësive speciale nga veriu. Zëvendës drejtori i policisë ka thënë se janë të gatshëm për çdo eventualitet.
Vetura e maunë po qarkullojnë lirshëm.
Por kjo situatë mund të ndryshojë brenda 24 orësh në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Sipas njoftimit, bllokadat do të bëhen matanë territorit të Serbisë dhe se nuk do të largohen derisa siç thotë kjo organizatë, të largohen njësitë speciale nga komunat veriore.
Por sipas zëvendës drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, brenda territorit të Kosovës nuk do të lejohet bllokimi i rrugëve.
“Në rrjete sociale ka dalë një informacion që nesër në ora 18:00 e tutje, do të ketë bllokadë të disa pikave kufitare, që janë kufizuar me Kosovën. Policia e Kosovës normalisht për raste specifike, punon edhe në plane specifike, mirëpo duke marrë parasysh përvojën tonë që e kemi në këtë vend, edhe numrin e policëve që e kemi në veri të vendit, ne konsiderojmë që çdo gjë do të jetë në rregull nga ana jonë. Bllokada në rrugë tona nuk ka, mirë është që qytetarët të kenë kujdes kur t’i frekuentojnë këto rrugë”, tha Elshani.
E analisti politik, Branislav Krstiq thotë se kjo bllokadë vetëm se do t’i kushtoi qytetarëve serb në Kosovë.
“Kurti tani është para dy sfidave, sanksionet ose vet menaxhimi o asociacioni, zajednica për serbët. Ajo është momenti politik në të cilin do të jemi ne si shtet. Kur flasim për barrikadat të ashtuquajtura “ bllokada” asnjë barrikadë asnjë bllokadë se e ka pas historinë e gjatë. Ajo ke vetëm një aferë e ashtuquajtur nga ana e Aleksandër Vuçiqit sepse ai është duke kontrolluar jo vetëm institucionet por edhe grupet ekstreme në Serbi”, tha Krstiq.
Sipas tij, nuk pritet të ketë përshkallëzim të situatës.
“Asgjë nuk është shqetësuese për asnjë qytetar të shtetit të Kosovës, edhe në fund, çfarë pasoja do të kemi me ato bllokada, pasojat më të mëdha do ti kenë serbët nga Kosova dhe ajo për mu është e papranueshme, është një mundësi për Kurtin që me thënë se Vuçiqi po dëshiron destabilitet në ballkan”, tha ai.
Ndryshe më 30 gusht, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në koordinim me institucionet tjera vendore, mbyllën pesë komuna paralele serbe që sipas këtij dikasteri, kanë punuar në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Të enjten, policia e Kosovës në veri intervistoi katër pjesëtarë të Listës Serbe dhe ish kryetarë të komunave paralele serbe, nën dyshim për falsifikim dokumentesh.