Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, sor në Podujevë.
Selmanaj ka shkruar në Facebook se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova.
Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.
POSTIMI I PLOTË:
Koha e zgjedhjeve, prandaj i duhet Kurtit të vjedhë pak lavdi nga Rugova.
Ju dhe politika juaj nuk keni asgjë të përbashkët me Rugovën. Nderi më i madh që mund t’i bëni Rugovës është të heshtni.
✅Rugova krijonte miq ndërkombëtarë.
❌Kurti krijon armiq ndërkombëtarë.
✅Rugova i hapte dyer Kosovës.
❌Kurti po ia mbyll dyert Kosovës.
✅Rugova i ndihmoi Kosovës të fitonte lirinë.
❌Kurti i ndihmoi që Kosova të futej nën sanksione.
✅Rugova e kishte adresë kryesore Uashingtonin.
❌Kurti e ka adresë kryesore Ohrin.
✅Rugova kishte plan dhe vizion kombëtar për Kosovën.
❌Kurti ka vizion vetëm për veten (madje as për partinë e tij jo).
✅Rugova me pak para arriti që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar dhe të ketë shumë takime ndërkombëtare me burrështetas botërorë.
❌Kurti me 12 miliardë euro buxhet, dhe me dhjetëra ambasada e konsullata të Kosovës nëpër botë, nuk e pret askush.
✅Rugova bashkëpunonte me shqiptarët në Maqedoni, Luginë dhe me Shqipërinë.
❌Kurti i përçan ata dhe kërkon pushtet në Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë.
✅Rugova bashkëpunonte me opozitën.
❌Kurti i quan argat të Serbisë kushdo që mendon ndryshe.
✅Rugova rrethonte veten me intelektualë.
❌Kurti rrethon veten vetëm me të padijshëm dhe me zemljak të Radojçiqit.
Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme.
Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë.