Trumpi kërcënon me tarifa të reja ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë

- Gazeta e Prizrenit

Trumpi kërcënon me tarifa të reja ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trumpi ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë që në ditën e parë të presidencës së tij, me qëllim detyrimin e këtyre vendeve për të ndërmarrë masa kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të drogës drejt SHBA-së.

Ai tha se menjëherë pas inaugurimit më 20 janar, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një tarife prej 25% mbi të gjitha mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja.

Gjithashtu, Trump njoftoi për një tarifë shtesë prej 10% për Kinën, derisa qeveria kineze të ndalojë trafikimin e opioidit sintetik fentanyl nga vendi i tyre.

Nëse këto kërcënime zbatohen, do të shënojnë një përshkallëzim të madh të tensioneve me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës, duke shkaktuar ndërprerje në zinxhirin global të furnizimit dhe duke dëmtuar ekonomitë e vendeve të prekura, raporton BBC.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit