Selektori i Kosovës, Franco Foda me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar nga grumbullimi Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 2 të mesnatës.