Së shpejti në Prizren vendosen kamera të sigurisë

- Gazeta e Prizrenit

Së shpejti në Prizren vendosen kamera të sigurisë

Pas shumë peripecive disa vjeçare, ka përfunduar procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në Prizren.

Referuar zytarëve lokal, sipas planifikimeve, së pari do të bëhet vendosja e tyre në qytet, duke vazhduar më pas edhe në fshatrat, raporton tv Prizreni.

Mirëmbajtja e kamerave do të bëhet nga Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri, ndërsa monitorimi do të bëhet nga Policia.

Parashihet mbikëqyrje e vazhdueshme nëpër pika strategjike të qytetit për krijimin e ambientit më të sigurt për të gjithë.

Ndryshe, të mërkurën, Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, e cila do ta bëjë vëzhgimin e kamerave të montuara në qytet.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit