Tre të dyshuar u kapën me mbi 1 kilogramë drogë në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Tre të dyshuar u kapën me mbi 1 kilogramë drogë në Prizren

Njësia e Antidrogës në Prizren, dje ka arrestuar dy persona nën dyshimet se gjatë kontrollit i’u gjetën mjete si: dy thika, telefona dhe narkotik, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka intervenuar menjëherë duke i arrestuar të dyshuarit, ndërkaq një tjetër shtetas i Shqipërisë ndodhet në arrati.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e tre të dyshuarëve që u kapën me rreth 1kg drogë, bëhet fjalë për Festim Krasniqin dhe Gencay Kanlinuron, ndërkaq Sabajet Basha ndodhet në arrati.

Me çfarë vepre ngarkohen të dyshuarit?

Si prova materiale gjatë kontrollit të detajuar nga Policia e Kosovës janë gjetur marihuanë me peshë rreth 5.34 gram, një qese najloni ngjyrë e zezë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë me peshë rreth 1 kg e 148 gram si dhe një palë syze dielli.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit