Prizren: Sot u shënua 25 vjetori i funksionimit të Komunës, pas luftës

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Sot u shënua 25 vjetori i funksionimit të Komunës, pas luftës

Me një solemnitet rasti, sot u shënua 25 vjetor i themelimit dhe funksionimit të Komunës së Prizrenit, të parit institucion që nisi punën në Kosovën e çliruar nga pushtimi serb, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në ceremoninë që u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal, ishin udhëheqësit më të lartë të asaj kohe, ish-drejtorë komunal, pastaj shërbyes civilë, si dhe gazetarë të cilët e kanë mbështetur funksionimin e institucionit më të lartë lokal.

Disa sosh sot janë në pension, ndërsa disa edhe nuk.jeetojnë, prandaj takimi dhe përkujtimet kanë sjellë emocione.

Para të pranishmëve, folën Ramë Buja, ish-ministër i Pushtetit Lokal dhe ish-kryetari i Këshillit Komunal, Kadri Kryeziu, të cilët kujtuan ditët e vështira të fillimit të insitucioneve në rrethanat e asaj kohe.

Fjalë rasti mbajti edhe Ilir Kulla nga Shqipëria, i cili kishte ndihmuar nisjen e punës së Komunës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me këtë rast drejtoret dhe stafi mbështetës u nderuan me mirënjohje, përfshirë edhe ato Post Mortum.

Këshilli Komunal (KK) në Prizren filloi punën me 15 qershor 1999. Në krye të tij, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës u emërua Kadri Kryeziu, ish i  burgosur politik, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së.

/ Gazeta e Prizrenit /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit