Melos Krasniqi, të riut nga Klina i është dhënë lamtumira e fundit sot.
I ndjeri kishte ndërruar jetë vetëm pak ditë pasi diplomojë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Rasti për vdekjen e Melos Krasniqit është raportuar dje në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.
Siç merr vesh Gazeta i riu klinas është gjetur i shtrirë pas shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.
Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.