Varroset i riu nga Klina që vdiq pesë ditë pas diplomimit

- Bota Sot

Varroset i riu nga Klina që vdiq pesë ditë pas diplomimit

Melos Krasniqi, të riut nga Klina i është dhënë lamtumira e fundit sot.

I ndjeri kishte ndërruar jetë vetëm pak ditë pasi diplomojë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Rasti për vdekjen e Melos Krasniqit është raportuar dje në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

Siç merr vesh Gazeta i riu klinas është gjetur i shtrirë pas shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.



Read it all at Bota Sot