Vrasja e dy grave në Australi në vitin 1977, arrestohet autori i dyshuar në Itali

- Bota Sot

Vrasja e dy grave në Australi në vitin 1977, arrestohet autori i dyshuar në Itali

Një burrë është arrestuar në Itali për vrasjen e dy grave që u gjetën të vdekura në një shtëpi në Melburn në Collingwood në vitin 1977.

65-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Romës.

Policia në shtetin australian të Victoria do të kërkojë ekstradimin e tij për t’u kthyer në Melburn, raporton Guardian.

Susan Armstrong dhe Susan Bartlett u vranë në janar 1977 në një shtëpi me qira në Collingëood, ndërsa foshnja 16 muajshe e Armstrong flinte në një dhomë tjetër.

Trupat e grave u gjetën tre ditë pasi u panë të gjallë për herë të fundit, dhe fëmija ishte i shqetësuar dhe i dehidratuar.

Të dyja gratë, Armstrong, 27 vjeç dhe Bartlett, 28 vjeç, u goditën disa herë me thikë, thanë zyrtarët e policisë.

Këto vrasje kanë qenë një nga rastet më të famshme të pazgjidhura të Melburnit, si dhe temë e shumë librave dhe podkasteve.

Në vitin 2017, u ofrua një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që kishte informacion të ri që mund të çonte në arrestimin dhe dënimin e përgjegjësve.

I dyshuari është arrestuar në bazë të fletarrestit të kuq të Interpolit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot