Këta janë dy personat që sulmuan tre zyrtarët policor në Suharekë nga aksioni i antidro*gës

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë dy personat që sulmuan tre zyrtarët policor në Suharekë nga aksioni i antidro*gës

Njësia e Antidrogës në Prizren ka zhvilluar ditën e djeshme një aksion, ku ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Hetimet ndaj të dyshuarve kanë nisur, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i tyre.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të arrestuarit janë Jon Hoxha dhe Jon Kryeziu.

Siç mëson Sinjali, dy të arrestuarit kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë pas këtij aksioni.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, njërit prej të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.

Pasi situata është vënë nën kontroll, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tyre për veprën me të cilën ngarkohen.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit