“Trima kanë qenë, trima kanë shku”- Rrëfimi heroik i motrës së Adem dhe Hamëz Jasharit, e cila vdiq sot

- Gazeta e Prizrenit

“Trima kanë qenë, trima kanë shku”- Rrëfimi heroik i motrës së Adem dhe Hamëz Jasharit, e cila vdiq sot

Hava Jashari-Gashi, motra e Adem dhe Hamëz Jasharit, kishte rrëfyer takimin e fundit me Hamzën një javë para se të binin heronj që të dy për vendin.

Në rrëfimin e saj për RTK-në, e bija e Shaban Jasharit tregonte se gjatë gjithë jetës në këtë familje kryefjalë ishte atdhedashuria.

Brenda dhomës ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, e kishte të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.

Për më shumë se 2 dekada, Hava i kujtonte çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.

Ja dhashë një parë çorapa. Ami tha motra jem le t’më qëllojnë, se me dalë në mal i mathi. Edhe s’ma rroki qaq fortë, thashë pse më tha ashtu? Kur u ba një javë ditë… Por, njeri po u përforcojke edhe… Ja fillum qisaj pune, të lumtë ata janë mbetë në histori, trima janë kanë boll, trima janë shku, trima kanë me mbetë”, kishte thënë ajo në rrëfimin e saj.

Motra e madhe e familjes legjendare Jashari, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur,

HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.”



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit