Fahrije Hoti: Peci të kërkojë falje publikisht për shpifjen, na ka njollosur

- Gazeta e Prizrenit

Fahrije Hoti: Peci të kërkojë falje publikisht për shpifjen, na ka njollosur

Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë sqaruar pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

Në konferencë ajo tha se nuk lejon që të njolloset emri i saj.

“Unë e kam nisur pa ndihmën e askujt. Në ndërkohë na janë bashkangjitur njerëzit e tjerë që na kanë ndihmuar”, tha Hoti në konferencë.

Ajo shtoi se nga viti 2015 janë refuzuar nga Ministria e Bujqësisë kur kanë aplikuar për grante.

“Nga 2015-ta e deri më sot nuk kemi marrë përkrahje. Arsyeja është e ndoshta nuk i kemi përmbushur kriteret në 2015-tën, kemi qenë shumë më keq sesa jemi sot, ka vazhduar në 2017-tën, por në 2023-ten kurrë më shumë s’ka qenë më e kompletuar se sot, duke marrë parasysh eksportin në vendet e BE-së, duke marrë parasysh eksportin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi eksportues i vetëm në ShBA”, tha ajo.

“Nuk dua ta akuzoj asnjë subjekt politik. Dyert tona kanë qenë të hapur për të gjithë, qoftë qeverisë, ambasdorëve apo edhe konsumatorëve”, shtoi ajo.

“Nuk e di ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me a që të kërkojë falje për këtë njollosje që ia ka adresu jo veç Fahrijes. Fahrija është individ… Të gjitha gratë e Krushësh janë njollos nga ky etiketim që minitri e ka drejtu ndaj neve”, tha tutje Hoti.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit