Vdekja tragjike e 35-vjeçares në Malishevë, babai i saj në lot: Po e presim autopsinë

- Bota Sot

Vdekja tragjike e 35-vjeçares në Malishevë, babai i saj në lot: Po e presim autopsinë

Janë bërë më shumë se një vit nga vdekja e Leonora Shalës, nënës së katër fëmijëve, si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara pas trajtimit në një klinikë private në Malishevë.

Leonora Shala, vdiq më 22 gusht të vitit 2023, pasi shkoi për të nxjerrë një dhëmbë në ordinancën private “Doktorat”, në pronësi të dy mjekëve.

Që atëherë, babai i saj, Hajzer Kryeziu, është në pritje të zbardhej së rrethanave të rastit.

Megjithatë, drejtësia nuk është vendosur ende në vend ndërsa të dyshuarit, dy mjekë nga Malisheva, Xhavit e Hanife Karaxha ndodhen në liri.

“Ne jemi duke pritur drejtësi për rastin e Leonorës. Po presim që të dal autopsia e Leonorës, menxi e presim autopsinë, se ajo me dal i drejton sendet. A u kanë vajza ime gabim, a u kanë doktori gabim, apo çka ka ndodhur! Ishalla del autopsia sepse mezi jemi duke e pritur”, ka thënë sot Hajzer Kryeziu, babai i viktimës.

Kryeziu e ka rrëfyer edhe ngjarjen e ditës tragjike të 22 gushtit të vitit të kaluar.

“Ajo ka shku me çu djalin me marrë infuzion te ai mjeku privat, edhe tani tu bisedu – asaj ka pasur vet dhimbje në një dhëmbë dhe ai doktori i ka thënë se unë ta hjeku si shpejt e shpejt, brenda një kohe të shkurtër. Atë ditë ka ndodhur kjo, në gusht të vitit 2023. Vajza ka hy me nxjerë dhëmbin aty për aty, ai nuk e ka kontrolluar mirë dhe vetëm ia ka dhënë një injeksion”, ka rrëfyer babai i Leonorës.

“Ia ka dhënë një injeksion, i cili ka qenë i prishtë apo diçka kështu. Leonora ka qenë vetëm atë ditë, e pastaj e kanë çuar deri në Ambullantë. Doktori ka bërtitur kur e ka parë ashtu dhe pastaj e kanë marrë e kanë çuar të vdekur në Ambullantë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot