Përfundoi edhe java e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Ndeshja Liria – Besa nga Peja, grupi A: Fitorja u takoi prizrenasve me rezultat minimal, ndërsa shënoi Susuri në pjesën e parë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në pjesën e dytë nuk pati gola.
Sot u zhvilluan edhe të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje.
Vëllaznimi fitoi në udhëtim ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 1-3.
Drenica mposhi Rahovecin me rezultat 1-2.
Në derbin lokal të Mitrovicës, Trepca ’89 ka dal fituese ndaj FC Mitrovica 2-1, kurse Trepca është ndalur me barazim 1-1 kundër Istogut.
/ Gazeta e Prizrenit /