Kampionia e Kosovës, Trepça e ka nisur me fitore ProCredit Superligën.
Në xhiron e dytë, që ishte ndeshja e parë për kampionët, fituan si vendas ndaj nënkampionit Golden Eagle Yllit me rezultat 77:67 (23:17, 21:16, 20:16, 13:18).
Më i miri te vendasit ishte Desmond Cambridge Jr me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Terrell Brown me 35 pikë e nëntë kërcime.