Deklarata e Muratit, KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë

- Gazeta e Prizrenit

Deklarata e Muratit, KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, e ka akuzuar Prokuorinë Speciale se nuk po dëshiron ta luftojë krimin e organizuar.

Ai ka thënë se kjo prokurori po synon të bëhet ‘argat’ i opozitës kundër Kurtit.

Me këtë rast, sot kanë reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Këto dy shtylla të drejtësisë kanë kërkuar që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

“Puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte. Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv

KPK dhe ZKPSH mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit