“U foli mureve në sallën pothuajse bosh të OKB”, media serbe përqesh presidentin Vuçiç

- Bota Sot

“U foli mureve në sallën pothuajse bosh të OKB”, media serbe përqesh presidentin Vuçiç

“Fjalimi i Vuçiçit në OKB bëri jehonë në kuptimin e parë të fjalës, pra vetëm në muret e një salle gjysmë bosh”. Me këto nota tallëse, media Nova e Beogradit ka komentuar adresimin e presidentit të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Raportohen disa nga pjesët kryesore të fjalimit të tij, natyrisht me nuanca përqeshje dhe ironie, veçanërisht kur citoi Mahatma Gandin dhe lojërat e fjalëve me paqen.

“Mirëpo, pakkush pati mundësinë t’i dëgjonte drejtpërdrejt këto fjalë të forta të presidentit”, vijon komentin Nova.

Media në fjalë shton se “në momentin kur presidenti i Serbisë ka folur në foltore, salla e Asamblesë së Përgjithshme ishte pothuajse bosh”. “Jo shumë përfaqësues të vendeve të botës patën rastin ta dëgjonin këtë fjalim, “aq të fuqishëm”, vijon komentin tallës gazeta serbe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot