Haradinaj akuzon Kurtin: Ia paguajtën 365 milionë euro për dy vite mafisë energjetike

- Gazeta e Prizrenit

Haradinaj akuzon Kurtin: Ia paguajtën 365 milionë euro për dy vite mafisë energjetike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i ka paguar 365 milionë euro për dy vite mafisë energjetike të rajonit.

Sipas tij, për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për rrymë elektrike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë.

“Më shanë e më fyen sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€. E morën pushtetin dhe blejtën rrymë në vitin 2022 me çmim mesatar prej 268.82€ dhe në vitin 2023 prej 129€. I shërbyen jo shtetit të Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike. Figurat kryesore të VV-së po i heton Prokuroria dhe do të hetojë dhe gjejë gjithçka, por një dihet; se ky është krim që i është bërë këtij vendi dhe askush nuk duhet të shkojë në përgjegjësi para Kryeministrit aktual të Kosovës. Krenohej nga foltorja e Parlamentit “se ka ç’montuar Contour Globalin”, po del se ka dashtë ta ç’montojë popullin e vet”, ka shkruar Haradinaj.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit