Policia në Prizren flet për rastin e djaloshit që shkroi Duda Balje, ja kush sulmoi i pari

- Gazeta e Prizrenit

Policia në Prizren flet për rastin e djaloshit që shkroi Duda Balje, ja kush sulmoi i pari

Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.

Lajmin e ka bërë të Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit