7 marsi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por shumë shtete të botës, Ditën e Mësuesit e festojnë në data të ndryshme.
Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua më 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s mbi statusin e mësuesve që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.
Tema e kësaj dite për 2024 është "Vlerësimi i zërave të mësuesve: drejt një kontrate të re sociale për arsimin", e cila na kujton pasionin që mësuesit sjellin në profesionin e tyre çdo ditë, duke bërë gjithçka që duhet për të ndikuar pozitivisht në jetën e nxënësve të tyre.
Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.