Merren mostrat e dheut në tokat bujqësore të disa fshatrave të Hasit

- Gazeta e Prizrenit

Merren mostrat e dheut në tokat bujqësore të disa fshatrave të Hasit
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Prizrenit, njoftoi se në kuadër te projektit “Pjelloria e tokës dhe rekomandimi për plehra”, për përmirësimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Prizrenit, së fundmi janë marrë mostrat e dheut në tokat bujqësore të fshatrave Romajë, Gjonaj dhe Krajk, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Ky projekt ka për qëllim analizimin e cilësisë së tokës për t’i përcaktuar nevojat specifike të plehrave për secilën parcelë, që është ndihmë për fermerët për rritjen e rendimenteve dhe përmirësimit të pjellorisë së tokave të tyre”, thuhet në njoftim.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit