Prizren: Djali i vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e vet, babai tronditet kur e zbulon

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Djali i vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e vet, babai tronditet kur e zbulon

Në një familje në Prizren, një person ka vjedhur në shtëpinë e vet.  Gazeta Sinjali mëson se i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili vodhi hiç më pak se 45 mijë euro nga babai i tij, të cilat i bëri ‘rrush e kumbulla’.

Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë dhe si rezultat, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua se hajni që kreu vjedhjen është anëtar i familjes.

Policia e arrestoi dhe shoqëroi në stacion policor të dyshuarin, ku i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet e Sinjalit thonë se ndër të tjera i dyshuari ka deklaruar se paratë që i mori në shtëpi i ka shpenzuar për ‘punë të veta’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti ndaj tij të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit