Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, ka folur më shumë për atë se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme.
Peka tha se beson që vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin, është marrë.
“Ajo çfarë duhet diskutuar janë përmasat e sulmit, në këtë aspekt është vështirë për tu përcaktuar nëse kryeministri izraelit do marri leje nga presidenti Biden, apo thjesht do e informojë atë për caqet e sulmit,” tha Peka.
Teksa thotë se rreziku i një përshkallëzimi më të madh, është i pranishëm, ku sipas tij aktualisht ka luftë rajonale, por në pjesëza.
“Aktualisht jemi në luftë rajonale, i vetmi dallim nga koncepti i klasik i luftës është që lufta po zhvillohet në pjesëza të vecanta, një moment në Gaza një moment në Jemen, një moment në Iran e një në Liban, por të gjitha komponentet e luftës rajonale, jemi brenda luftës së një konflikti rajonal në Lindjen e Mesme,” tha Peka.