Një person është rrëmbyer mbrëmë në Prizren, ndërsa me veturën e të dyshuarve ishte dërguar në Shqipëri, transmeton IndeksOnline.Ky rast ka alarmuar policitë e të dyja vendeve, ndërsa pas pak kohe, është ndaluar vetura nga policia e shtetit.
Një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës janë arrestuar, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit.
Policia thotë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e paraburgimit, ndërsa rasti po hetohet nga policia rajonale e Prizrenit.