Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren,l.
Një person humbi jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i urgjencës, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po e hetojnë rastin.