Anëtari i Kryesisë së “Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin Milan Radojiçiq.
Hajdari në rrjetin e tij social “Facebook” ka shkruar se Qeveria pasi s’ka kah t’ia mbajë pas përgjimeve, për t’i hedhur hi syve qytetarëve po tenton t’i ngritë pensionet e veteranëve.
Ai thotë se pushteti aktual po luan edhe me veteranët e UCK-së, ku sipas tij, këta të fundit nuk duhët të mashtrohen nga Qeveria.
“Tani që qeveria u zbulua krejt e s’ka nga t’ia mbajë, po diskutohet edhe rritja potenciale e pensioneve të veteranëve për t’i hedhur hi syve publikut. Veteranët nuk duhet të mashtrohen dhe nuk do të mashtrohen. Përfitimi i tanipërtanishëm material nuk e mbulon dot turpin shumëvjeçar të kësaj qeverie ndaj veteranëve”, ka shkruar Hajdari.