Plazmat po futen me kamionë, pulat në të zezën dhe me furgonë

- Gazeta e Prizrenit

Plazmat po futen me kamionë, pulat në të zezën dhe me furgonë

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Më 10.10.2024 nga njësitet e lartëcekura është ndaluar automjeti transportues VW furgon me targa vendore.

Gjatë kontrollit është verejtur se kishte të ngarkuara 750 pula të gjalla, pa asnjë dokument mbi prej ardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit