Këta janë tre të arrestuarit për grabitjen në Prizren, njëri prej tyre me të kaluar kriminale

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë tre të arrestuarit për grabitjen në Prizren, njëri prej tyre me të kaluar kriminale

Për një rast të të grabitjes, që ndodhi para dy ditësh në Prizren, Policia ka arrestuar tre persona, të dyshuar.

Viktimë e grabitjes ishte një 35-vjeçar.

Të dyshuarit e kanë sulmuar fillimisht viktimën e më pas ia kanë grabitur telefonat nga çanta, 75 euro dhe janë arratisur.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur t’i identifikojnë të dyshuarit dhe të njëjtit tashmë janë arrestuar.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë Fitim Salihu, Fatos Krasniqi dhe Edon Gashi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është urdhëruar masa e ndalimit policor dhe inicimi i hetimit.

Ndryshe, Fitim Musliu është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale.

Vitin e kaluar, 27-vjeçari ishte arrestuar për një rast të vjedhjes së rëndë në një kioskë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Edhe në qershor të vitit 2022, Musliu ishte arrestuar nga Policia, pasi ai dhe një person tjetër u kapën në drogë dhe tentuan t’i ikin Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. / Gazeta Sinjali



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit