Shaqir Totaj sa ishte në opozitë pati premtuar se me ardhjen në pushtet, do ta realizojë projektin për nënkalimin nga ish-BVI në Bazhdarhane dhe Parkun e ri të qytetit tek Shtëpia e Bardhë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Por, kjo nuk ndodhi deri tash, edhe pse kaluan tri vjet të qeverisjes.
Ja postimi me premtimin:
Parku i ri i qytetit tek Shtepia e Bardhe
Pas prezantimit të projektit për transformimin e Parkut të Qytetit, në planin e qeverisjes katër vjeçare kemi edhe ngritjen e një Parku të ri në zemër të Prizrenit por që do të ketë karakter multifunksional. Në pamje reale mund ta shikoni tranformimin e hapësirës pas objektit të Shtëpisë së Bardhë që vazhdon deri tek objekti i ish ndërmarrjes Liria, i cili do të largohet.
Në këtë projekt të madh parashihet:
🚦 Nënkalimi nga ish BVI në Bazhdarhane në gjatësi deri 200m
📣 Qendër multifunksionale me hapësira të gjellbërta dhe shtigje për këmbësorë