“Humbi kontrollën e motoçikletës”- policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

- Bota Sot

“Humbi kontrollën e motoçikletës”- policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur një person që po ngiste motoçikletën në autostradën “Ibrahim Rugova” pasditen e së dielës.

Përmes raportit ditor, thuhet se tashmë viktima kishte humbur kontrollin në motoçikletë, duke shkaktuar vet aksident me pasoja fatale.

“Autostrada Ibrahim Rugova Km 3 Prizren Jug – Vërmicë / 13.10.2024 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka shkaktuar vet aksident me pasoja fatale, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

“Përveç njësive relevante policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, vijon njoftimi. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot