Gjatë intervistimit në prani të avokatit të tij mbrojtës, i dyshuari vendosi të mbrohet në heshtje. Sipas njoftimeve zyrtare, veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka lëshuar një aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë. Hetimet mbi këtë vrasje të rëndë janë ende në proces.
Ngjarja tronditi opinionin publik në vitin 2022, ndërsa arrestimi i sotëm pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit./IO