Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e rëndë në vitin 2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicë të Prizrenit.
Siç merr vesh ekskluzivisht bëhet fjalë për të dyshuarin Muhamed Alashban.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshyari është arrestuar sot në Rajonin e Pejës dhe më pas është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është mbrojtur në heshtje.
“Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”.”
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.