Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur mbi vendimin e autoriteteve të Kosovës për mallrat serbe, duke përmendur se Albin Kurti e bëri vetëm pas shantazheve që ia bën nga bashkësia ndërkombëtare.
Ky sipas Daçiqit, mbetet rasti i vetëm që bashkësia ndërkombëtare doli në plan të parë që Kurti të bënte lëshime mbi këtë çështje.
”Qëllimi i autoriteteve në Prishtinë është që të zvogëlohet sa më shumë numri i serbëve në Kosovë, t’u fshihet perspektiva dhe të ndërgjegjësohen se nuk mund të mbijetojnë në Kosovë”.
Daçiq ndër tjera për Novosti, akuzat e tij i specifikoi tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilin trilloi se nuk po u kushton rëndësi marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut.