Mbyllja e komunës paralele për Skenderaj në veri, policia jep detaje

- Gazeta e Prizrenit

Mbyllja e komunës paralele për Skenderaj në veri, policia jep detaje

Gjatë pasditës së sotme Policia e Kosovës ka mbyllur komunën paralale për Skënderaj në veri.

Lidhur më këtë aksion Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin.

‘’Sot, me datën 16.10.2024, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit’’, thuhet fillimisht në komunikatën e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit